Si e vrau polici punëtorin në kazinon e Suharekës?
Më 17 mars të këtij viti, me armë zjarri në vendin e tij të punës u vra Jetmir Alia. Ai në mëngjes kishte marrë ndërrimin në punën që po e bënte tash e disa vite. Por disa minuta pasi ia nisi punës në kazino, aty u paraqit, Sh.S, zyrtar policor. Ai në mënyrë dinake me armën e policisë e vrau Jetmirin duke e qëlluar me plumb në ballë. E provat e marra nga vendi i ngjarjes, polici Sh.S i hodhi në lum.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.S., për veprat penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Manipulim me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Por, si kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

Polici i cili po akuzohet nga ana e hetuesisë, Sh.S., me datë 17.03.2019 kishte shkuar në një kazino në Suharekë e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta J. A., punëtor i kazinos.

Polici, pas arritjes në kazino ishte munduar që ta marrë me të mirë punëtorin, Jetmirin. Duke e shfrytëzuar besimin e tij, polici pas disa minutave të bisedës e nxjerrë armën dhe në mënyrë dinake e qëllon në ballë Jetmirin.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.S., pas kryerjes së vrasjes, kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe në këtë mënyrë duke tentuar që t’i shkatërrojë, dëmtoj e pastaj t’i fshehë provat me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.

Polici, nga vendi ku e kreu krimin i mori dy shtëpiza të kompjuterit të cilat i demoloi pastaj, dy kabllo, dy UPS, dhe të gjitha këto i vendos në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinos, dhe pas largimit këto dëshmi i hedh në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht-Komuna e Suharekës.

Sipas prokurorisë, me këtë ka kryer kryerën veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 397 paragrafi 1 të KPRK-së. I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet .
Shtuar më 05/06/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori