Aksident me pasojë vdekjen, në Tiranë

Një aksdent ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një mjet i drejtuar nga një 31-vjeçar ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit që ka ndodhur në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 9.02.2023 19:16