Si dukej Vuçiçi 39 vite më parë (FOTO LAJM)

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiç, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

“Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur.

Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiç.
Shtuar më 18/06/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori