Si do të jetë moti në fundjavë? Përpara se të bëni planet lexoni parashikimet

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dominon në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen fillimisht në Rajonin Verior. Pasditja sjell kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë por pa sjellë reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbizotërojnë deri mëngjesin pasardhës, pra të së shtunës

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtesi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Prisni një fundjavë pa reshje por herë pas here me vranësira.


Shtuar 12.03.2021 11:52