Si do ta presë Serbia Putinin?
Pëlqej
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë njoftimin se në Beograd do të mbërrijë më datë 16 tetor presidenti rus, Vladimir Putin.

Kjo vizitë e Putin në kryeqytetin serb bëhet në nder të 70-vjetroit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Bëhet me dije se Putini do të takojë kryeministrin, presidentin Nikoliç dhe do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e parakalimit të ushtrisë së Serbisë.

Putini e viziton Beogradin në një momenet të papërshtatshëm, pasi Serbia është në luhatje të madhe se çfarë pozicioni politik të mbajë, pro BE-së apo pro-Rusisë në konfliktin e Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori