Shyhrete Behluli kundërpërgjigjet ndaj akuzave të motrave Mustafa duke zbuluar diçka
Këngët ‘Je e vetmja’ dhe ‘Çika e nanës’ për Shyhrete Behlulin dhe Motrat Mustafa u bën mollë sherri.

Për rreth një muaj akuzat për huazim të idesë së këngës kanë qarkulluar në media.

Deri më tani kemi dëgjuar vetëm versionin e Motrave Mustafa.

“Fillimisht po më vjen shumë keq sepse nuk është në rregull dhe nuk më ka hije as mua e as Motrave Mustafa me u përballë për një gjë të tillë. Për një gjë shumë të ulët. Me të akuzu për gjëra të cilat nuk janë nuk është në rregull’, tha Behluli për KlanKosovën.

‘Shumë herë e vërteta dhem dhe Motrave Mustafa sigurisht iu ka dhimtë e vërteta që kanë fol gjëra të pavërteta. Ato kanë shpifë për mu në këtë rast. Me njollos emrin tim, karrierën time është shumë e ulët”, tha Ajo.

Sipas motrave Mustafa, këngëtarja Shyhrete Behluli huazoi idenë e tyre lidhur me këngën kushtuar nënës.

“Unë kam dashtë me iu falenderu nanës tem, jo me tregu historinë e nanës tem”, shton Behluli.

Këngët nuk kanë ngjashmëri as mes tekstit dhe as performimit.

“Sahidja (e motrave Mustafa) ka lindur më 1974. Unë kam vjet karrierë sa ka vjet Sahidja. Nuk e kam ndërtu karrierën me skandale sa me marrë ide nga Sahidja. Kjo është shpifje me qëllim me njollos emrin dhe karrierën time”, thotë këngëtarja.
Shtuar më 20/04/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori