Shutanovaç: Nuk rrezikohet siguria në Luginën e Preshevës
Presheva
Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka deklaruar se nuk ka rrezik për përkeqësim të sigurisë në Luginën e Preshevës. Ai këto komente i bëri gjatë qëndrimit të tij në një kazermë ushtarake në qytetin e Nishit në jug të Serbisë.

Shutanovaç nënvizoi se gjithashtu edhe përreth vijës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka indikatorë që mund të shkaktonin rrezikimin e sigurisë. “Nuk ka zhvillime që do të rrezikonin sigurinë dhe të cilët mund të na shfaqnin shqetësime”, deklaroi Shutanovaç, duke shtuar se mund të pasojnë incidente sporadike. Deklarata e tillë e ministrit Shutanovaç për qetësimin e situatës në këtë rajon kufitar vjen pas rreziqeve të shprehura kohë më parë nga ai dhe qeveria serbe.
Shtuar më 01/10/2010, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori