Shumë burime për financimin e Bashkësisë së komunave serbe
Koordinatori i Ekipit drejtues për themelimin e Bashkësisë komunave serbe Lubomir Mariq në një prononcim për Tanjug është shprehur se bashkesia do të financohet me mjete nga buxheti i Serbisë nga buxheti i Kosovës por edhe nga burime të tjera. Sipas tij, edhe Prishtina duhet të ndryshojë disa rregullativa ligjore nëse do të respektojë Marrëveshjen e Brukselit.

"Bashkësia do të vazhdojë financimin me mjete nga buxheti i Serbisë, por do të mundësohet financimi edhe burime të tjera siç janë donacionet, vetëfinancimi e edhe financimi nga buxheti i Kosovës" ka thënë Mariq. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori