Shukri Buja: PDK duhet të shkojë në opozitë për t’i shpëtuar rënies
Ish-deputeti Shukri Buja, është shprehur se PDK duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe për të shpëtuar nga rënia.

Buja ka thënë se votuesi i PDK-së s’e pranoi Haradinajn për kryeministër dhe as emrat e rinj për deputetë të kësaj partie.

Sipas tij, faktori tjetër që ndikoi në rënien Partisë ishte edhe koalicioni me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin të cilët kishin drejtuar akuzat më të rënda ndaj PDK-së, njofton Express.

“Jemi bërë bashkë me njerëzit që jemi sharë deri në momentin e fundit”, ka thënë duke paralajmëruar rezultate të këqija për PDK-në edhe në zgjedhjet lokale, nëse nuk ndodhin reformat në këtë subjekt.

“Po të pyetesha unë, do të shkoja në opozitë”. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2017, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori