I gjithë qarku i Beratit pa drita, probleme për bizneset dhe familjet

Qarku i Beratit pa drita që prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët të painformuar për ndërprerjen.

I gjithë qarku i Beratit është pa energji elektrike që prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. OSSH Rajoni Berati është mjaftuar me një njoftim të nxjerrë në Facebook e saj zyrtar, edhe pse shumica e qytetarëve, sidomos në zonat rurale, e kanë të pamundur aksesimin në rrjetet sociale.

Edhe pse në njoftimin e nxjerrë në Facebook nga OSSH-ja thuhet se, me kërkesë të OST-së e cila do të kryejë punime për rikonstruksionin linjës 110 KE, në datat 6-8 qershor, gjatë intervalit kohor 02:00-07:30 do të stakohet energjia në shumë zona të rajonit të Beratit (duke i përcaktuar edhe me zona) energjia elektrike nuk është rikthyer ende, edhe pse ora po shkon 10:00. Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar probleme në bizneset në qytet e sidomos në baret që shërbejnë kafe, të cilëve u është dashur të nxjerrin e vënë në funksion gjeneratorët, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur probleme në dyqanet ushqimore që produktet e mishit i mbajnë në frigorifere.

Njoftimi një ditë më parë nga OSSH Rajoni Berat:

Njoftim i OST për abonentët #Berat
Stakim, 6-8 Qershor
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për rikonstruksionin linjës 110 kw , në datat 6-8 qershor gjatë intervalit kohor 02:00-07:30 do të stakohet energjia në këto zona :
Ne daten 6 qershor:
Zonat pa energji ne Rrethin Skrapar / Bargullas, Nishove, Novaj,Provonik, Kalluç, Serat Poliçan, Ujesjellesit Poliçan, Mbrakull, Terpan,
Torozhan, Bashkia Poliçan, Furra Celikut, Uzina Polican, Spitali Polican,
Ish Spitali Vjeter, Vodafon, Tuneli, Qyteti Skrapar, Policia, Frigoriferi,Konservat, Çerenisht, Nishice, Veleshnje, Ujesjellesi Sharove, Potom,Çepan, Backe, Kreshove, Lepan, Leshnje, Gjorgove, Tomorrice, Turizmi,Spitali Çorovode, Ujesjellesi Çorovode, Telekomi, Store, Verzhezhe,Munushtire, NSHN, Konservat, Kakruk, Vendreshe, Spathare, Krorez,
Stacioni Pompave, Dobrushe, Bogove
Zonat pa energji ne Rrethin Berat / Lagja Clirim, Lagja Gorrice,Qender Berat, Lagja Clirim, Lagja Deshmoret e kombit, Posta, Turizmi,Lagjet Barrikade, Deshmoret e kombit, 22 Tetori, 8 Nentori, Mangalemi,Pallati i Kultures, Lagja Kala, lagja Ylli Kuq, Ambulanca, Burgu i ri Berat,Lagja Kushtrim, L.10 Korriku, Befotrofi, Gjykata, Bashkia Berat, Spitali i ri,Industria, Oficerat, Lagjet Donika Kastrioti, Jani Vruho, 30 Vjetori, Komunale,Lagja Uznove, Pyjorja, Materniteti Ri, Komunat Velabisht, Rroshnik, Vodice,
Fshatrat: Bregas, Duhanas, Kostren, Spitali Rajonal Berat, Subjektet Matuka,Alba Text, Prodhim kepucesh, Alba Kolor, “Fab mielli agri food”, Kazazi,
Komunat Velabisht, Fshatrat: Remanic, Starove, Komunat Otllak, Lumas,Fshatrat: Morave, Orizaj, subjekti “Marlotex”, Fabrika e Sallamit,Zona Industriale Berat, Pularia, Mobileri Kushi, Cener SHPK, Matuka 2,Sidneji Ushqimore, Komuna Kutalli, Drenovice, Samatice, Rerza, Nafta,Pobrat, Çukalat, Slanice.
Zonat qe mbeten pa energji ne Rrethin Kucove / Ura vajgurore,Komuna Sinje, Hidrovori, Ujesjellesi, Policia, Komunat Perondi,Poshnje, Kozare, Fshatrat: Tapi, Ciflik, Gege, Avaleas, Lagjet Postobllok,Ferma Partizani, Arrez, Ciflik, Kozare, Koraqet, Dhanet, Tafallaret,Tolanjaket, Subjektet Katermaja, Pellumb Zyla, Lagjia Tafi Skendo,Uzina Mekanike Naftes, Fier-Mimar, Bozok, Salc-Kozare, Ferras,Rrogozet, Sallanjaket, Lagjet Polovine, Drize, Kaldaja, Fshatrat Frasher,Dikater, 11 Shkurti, Llukan Prifti, Spitali, Kinemaja, Teci, Zdrave, 1 Maji,Teknikumi, Blloku, Fshati Guri Bardhe, Komuna Poshnje, Fshatrat: Gorice,Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Sheq-Gajd, Vokopol, Skrevan,Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Gllavanjaket, Protoduaret, Kumaraket,Qatot, Goric, Poshnje vogel, Poshnje madhe, Manastir, Cobot, Sinjaret,Guraj, Dervishet, Sulaj, Xhelo, Ndermarja e Ujrave Kucove.
Ne daten 8 Qershor
Zonat pa energji ne Rrethin Berat / Komuna Kutalli, Drenovice,Samatice, Rerza, Nafta, Pobrat, Çukalat, Slanice, Poshnje, Gurore.
Zonat qe mbeten pa energji ne Rrethin Kucove / Ura vajgurore,Komuna Sinje, Hidrovori, Ujesjellesi, Policia, Komunat Perondi,Poshnje, Kozare, Fshatrat: Tapi, Ciflik, Gege, Avaleas, Lagjet Postobllok,Ferma Partizani, Arrez, Ciflik, Kozare, Koraqet, Dhanet, Tafallaret,Tolanjaket, Subjektet Katermaja, Pellumb Zyla, Lagjia Tafi Skendo,Uzina Mekanike Naftes, Fier-Mimar, Bozok, Salc-Kozare, Ferras,Rrogozet, Sallanjaket, Lagjet Polovine, Drize, Kaldaja, Fshatrat Frasher,Dikater, 11 Shkurti, Llukan Prifti, Spitali, Kinemaja, Teci, Zdrave, 1 Maji,Teknikumi, Blloku, Fshati Guri Bardhe, Komuna Poshnje, Fshatrat: Gorice,Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Sheq-Gajd, Vokopol, Skrevan,Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Gllavanjaket, Protoduaret, Kumaraket,Qatot, Goric, Poshnje vogel, Poshnje madhe, Manastir, Cobot, Sinjaret,Guraj, Dervishet, Sulaj, Xhelo, Ndermarja e Ujrave Kucove./albeu.com


Shtuar 6.06.2022 09:38