Aro Muric nuk kthehet te City, qëndron te Nottingham

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric do të mbetet i huazuar në Nottingham Forest deri në fund të sezonit.

Guardiani nga Roazhaja edhe pse ka humbur vendin e titullarit do të qëndroj te dy herë kampionët e Evropës.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Muric do të qëndroj te Nottingham deri në verë dhe më pas nuk do të rikthehet më te Manchester City por do të kërkoj një tjetër skuadër.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Muric ka pasur oferta nga Anglia, Italia, Spanja, Portugalia dhe Danimarka.


Shtuar 6.02.2020 13:48