Reagimi i Ramës bën Blushin të “shpërthejë”: Kush është spiuni N.L, boll u fshehe pas fustanit të grave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është drejtuar me pesë pyetje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi për çështjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera, Blushi pyet Ramën kush ia gjeti punën në revistën e Sigurimit. Po ashtu ai pyet se çfarë e lidh me spiunen “Neta” dhe kush është spiuni i faktuar N.L.

Sipas tij, Rama mashtron kur thotë se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën e ka propozuar Ilir Meta. Në fund, ai i kërkon kryeministrit të përgjigjet, duke i thënë të mos fshihet pas fustanit të grave.

Reagimi i Blushit:

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.
1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?
2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?
3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?
4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?
5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.
Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.
Ka shumë gjëra që kanë çmim.
Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.
Djali i Netës i di shaka këto.
Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!
BOLL U FSHEHE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!