Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nuk do të jetë të hënën
Pëlqej
Ndonëse është raportuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës me shefat e grupeve parlamentare të mblidhet ditën e hënë, lidhur me disa pika të rendit të ditës, e njëjta është shtyrë për një ditë më vonë.

Legjislativi ka njoftuar se mbledhja do të mbahet me 27 shkurt, (e martë) duke filluar nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8 dhe 9 shkurt 2018">2018:

Interpelanca e Kryeministrit të RepublikësKosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018">2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr.

15/24 i datës 12 janar 2018">2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së RepublikësKosovës,
Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së RepublikësKosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori