Shtyhet mbledhja e KQZ-së, nuk ka vendim për certifikimin e kandidatëve
Eshtë shtyrë mbledhja e Komisionit Qendrorë Zgjedhor (KQZ) kjo pasi siç propozoi kryetarja duhet të përgatiten dokumentacionet e nevojshme që të shqyrtohet rekomandimi i Zyrës ligjore nga anëtarët e saj, rreth përgjigjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës ndaj kandidatëve që kanë probleme ligjore.

Daka tha se përderisa disa anëtarë nuk janë të bindur për votimin e rekomandimit të Zyrës Ligjore, siç tha ajo duhet kohë që të përgatisin dokumentet dhe t’i shqyrtojnë ato.

Ndërsa, përfaqësuesi i LVV-së, Alim Rama ka thënë se kjo nuk është e nevojshme dhe se rekomandimi duhet të hyj në votim.

“Kërkesa juaj është një shkarje, por ne nuk mund të ndërpresim këtë mbledhje pa e votuar këtë listë. Kush ka bindje tjetër mund të vendosin ndryshe”, ka thënë Rama.

Ndërsa, Daka tha se mbledhja shtyhet deri në orën 17:30.
Shtuar më 22/01/2021, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori