Shtrenjtohet me 5 përqind energjia elektrike
Pëlqej
Rryme elektrike pritet të shtrenjotohet me 5 %, duke nisur nga 1 shtatori.

Pas shpërthimit të ndodhur në termocentralin "Kosova A", komisionerë rregullatore të energjisë KEK-u dhe KEDS-i kanë kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm të kostos së furnizimit me energji elektrike.

Kjo kërkesë pritet të pranohet nga ZRRE-ja, ndërsa vendimi për tarifat e reja të merret në javën e fundit të muajit gusht, transmeton Kohanet.

Rrjeti i OJQ-ve ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë duke thënë se qytetarët nuk janë fajtorë për shpërthimin në TC “Kosova A” dhe se nuk duhet faturuar atyre dëmet./albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori