Shtohet pikëllimi te kosovarët, zgjidhjen po e shohin te litari
Edhe pse Kosova llogaritet si një shtet i vogël për nga numri i popullsisë, Kosova po vazhdon të ballafaqohet me dukurinë e vetëvrasjeve tash e sa kohë.

Në bazë të statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, shihet se kjo dukuri negative në vendin tonë akoma është e pranishme.

Sipas këtyre statistikave, viti 2014 del të jetë viti më i “kobshëm” për Kosovën.

Që nga viti 2014 e deri në vitin 2017 në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 206 vetëvrasje dhe 925 tentim vetëvrasje.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, në vitin 2014 në vendin tonë janë evidentuar 77 raste të vetëvrasjeve dhe 261 tentim vetëvrasje,raporton lajmi.net.

Një vit më pas, pra në vitin 2015 ky numër ka qenë më i ulët mirëpo, përsëri dukuria e vetëvrasjeve ka qenë e pranishme, dhe në këtë vit në Kosovë janë regjistruar 60 raste të vetëvrasjeve dhe 219 raste janë regjistruar si tentim vetëvrasje.

Edhe në vitin 2016, vendi ynë është përballur me vetëvrasje. Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës që i ka siguruar Lajmi.net, në Kosovë janë regjistruar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasje.

Vetëvrasje kishte edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit zyrtar të Policisë, në vitin 2017 në vendin tonë janë evidentuar 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasje.

Edhe këtë vit, pra që nga janari e deri në fund të muajit shtator në vendin tonë janë regjistruar vetëvrasje mirëpo, siç deklarojnë nga Policia, gjatë kësaj periudhe të këtij viti janë regjistruar mbi 20 raste të vetëvrasjeve, por disa raste tjera ende janë duke u hetuar si “vdekje të dyshimta”, dhe se pas përfundimit të hetimeve mund të dihet se a kanë qenë vrasje apo vetëvrasje.


Shtuar më 09/10/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori