Shtohet numri i policëve në kufirin me Serbinë
Policia e Kosovës është vënë në gjendje të lartë gadishmërie në pjesën kufitare me Serbinë. Pas arrestimi të dy policëve kosovarë nga xhandërmëria serbe është shtuar numri i policëve kufitarë në këtë zonë, raporton Zhurnal.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se "numri i pjesëtarëve patrullues tashmë në këtë zonë është rritur dhe do të veprojnë në bazë të ligjeve në fuqi për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës". Sipas tij, arrestimi i dy pjesëtarëve ndodhi në territorin e Kosovës.

Edhe banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës, shumë pranë kufirit kanë folur për rastet e shpesha kur serbët e armatosur të xhandarmërisë dalin e provokojnë në territorin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori