Shtohet ndjeshëm numri i të infektuarëve me koronavirus në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1245 mostra prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë humbje jete.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj.
Shtuar më 22/10/2020, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori