Shteti nuk e di se u vra një "spiun"
Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dijeni për vrasjen e agjentit kosovarSiri.

Numri një i kësaj ministrie, Bajram Rexhepi është shprehur se "nuk është detyrë e tij të merret me këtë punë".

Ai ka thënë për Indexonline se AKI duhet ti përgjigjet Kuvendit për këtë rast.

“Ne nuk jemi në dijeni dhe kjo nuk është punë e jona. Agjencia Kosovare e Intelegjencës është agjenci e pavarur. Nuk është kompetencë e imja. AKI-ja i përgjigjet Kuvendit dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Rexhepi.

Përndryshe, KD ka publikuar sot një shkrim, ku thuhet se një agjent kosovar është dekonspiruar dhe vrarë në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori