Shteti mysliman afrikan nxjerr gafën e Pacollit dhe turpëron Kosovën
Pëlqej
Maroku një shtet mysliman në Veri të Afrikës po mban një qëndrim të ashpër ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministri i këtij vendi ka reaguar ne Twitter pas njoftimeve të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit se ka pasur me të biseda përmbajtjesore.

“Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontaktëve”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter.

“Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, thekson kryeministri i shtetit të varfër afrikan.


Shtuar më 26/09/2018, ora 06:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori