E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Shteti i pushtuar nga krimi!
Me 4 janar u mbushën plot 11 vite ku në një prite të organizuar në hyrje të Pejës kriminelët vranë në tradhti kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn.

Ata që nuk patën guximin të vrasin haptas kolonel Zemajn, e vranë pas shpinës. Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë se, për njerëzit e mëdhenj ka vetëm ditëlindje, sepse veprat e tyre i bëjnë të pavdekshëm.

Tahir Zemaj ishte i tillë, ai me veprën e tij fitoj pavdekësinë.

“Ditëlindja e Tahir Zemaj nuk është thjeshtë ditëlindje e një individi, por është edhe ditëlindje e një personaliteti që së bashku me lindjen e tij lindi edhe diçka tjetër, diçka shumë e madhe, ideali i tij. Me shpërthimin e luftës Tahir Zema u gjend aty ku duhej të ishte një oficer karriere, në rrethin e parë të organizimit institucional, Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga strategu i madh kolonel Ahmet Krasniqi, ku si komandantë suprem të FARK-ut respektonin Presidentin Rugova”, thotë Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se shteti nuk bëri asgjë, as për ti zbuluar vrasësit, as për ti varrosur me nderime heronjtë si Tahir Zemaj./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori