Shtetet e QUINT-it të shqetësuara për zgjedhjet në Veri, nuk e urojnë Listën Serbe
Shtetet e QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët nga ku shprehin shqetësimin e tyre për mënyren se si po zhvillohen garat zgjedhore në pjesën veriore. Sipas kësaj deklarate, shtetet e QUINT’it janë të shqetësuara për mënyrën se si vazhdojnë të mbahen zgjedhjetVeri. Nuk e urojnë Listën Srpska për fitore, por e vejnë në dyshim nëse kjo fitore ka ardhur mbi baza demokratike.

Ambasada e Francës, e Gjermanisë, e Italitsë, e Britanisë së Madhe dhe e Shteteve të Bashkuara lëshon komunikatë për zgjedhjet e 19 majit të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës. Këto ambasada vlerësojnë se dita e zgjedhjeve është shënuar me atmosferë të qetë.

Megjithatë, duke u bazuar në zbulimet nga vëzhgimi i zgjedhjeve në vitin 2017, QUINT’i përmend tentativat e Listës Srpska për t’i frikësuar partitë e tjera të garojnë kundër tyre. Këto shtete vlerësojnë se disa nga problemet e moçme kanë përcjellë sërish zgjedhjetveri.

“Ambasadat përkujtojnë gjetjet e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në vitin 2017, ku kanë shprehur shqetësime serioze për frikësim në disa zona të kosovarëve e serbëve, sidomos ndaj partive politike që kanë kandiduar kundër Listës Srpska. Këto të meta, gjithashtu mosadresimi i kërkesave për përditësim të listave të votuesve, rezultatet në garën zgjedhore dhe kufizimi i pjesëmarrjes së partive politike ngrit pyetje për procesin demokratik në këto zona”, thuhet në reagimin e shteteve të QUINT-it.

QUINT-i i kërkon që urgjentisht të merren parasysh rekomandimet ndërkombëtare dhe të evitohen problemet e deritanishme.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve, përfshirë institucionëve dhe partive politike të të gjithë spektrit, të adresojnë urgjentisht këto shqetësime duke i zbatuar rekomandimet e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

“Ne i inkurajojmë qytetarët dhe shoqërinë civile që t’i mbajnë partitë përgjegjëse për përkushtimin që partitë kanë shprehur përmes deklaratës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2019 për forcimin e procesit zgjedhor. Ata që janë zgjedhur tani duhet të angazhohen për të përfaqësuar interesat e gjitha bashkësive në komunat e tyre”, përfundon komunikata e QUINT’it.
Shtuar më 20/05/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori