Shtërpca kërkon ndihmën e Serbisë për t’ia marrë Kosovës Brezovicën
Serbët nga rrethina e Brezovicës dhe zyrtarë nga Beogradi kanë filluar të shfaqin shqetësimet e tyre pasi Qendra e skijimit në Brezovicë është në prag të dhënies me koncesion nga Qeveria e Kosovës një kompanie franceze, shkruan Koha.

Ata, siç njofton gazeta serbe "Blic", ata kanë thënë se bashkë me pronën do të shiten edhe 15 mijë serbë.

"Nëse na e marrin shqiptarët, atëherë ne s’kemi jetë këtu e shteti i Serbisë le të përgatitet për të pritur refugjatë të rinj nga Kosova", ka thënë për këtë gazetë serbe Dimitrije Gjoriç, një qytetar nga ky rajon i cili dhënien me koncesion e shikon si një projekt të menduar të Prishtinës që nga Kosova të dëbohen edhe serbët e kësaj pjese.

Gazeta thotë se fati këtyre serbëve nuk është në duar të shqiptarëve, por të në duar të serbit Bratislav Nikoliq, prefekt i Shtërpcës, i cili, sipas Marrëveshjes për koalicion me shqiptarë i vetmi ka të drejtë vetoje në Komisionin ndërqeveritar i cili jep leje për privatizimin e Qendrës së Skijimit "Brezovica".

Nëse Nikoliç nuk e bën këtë, kjo qendër do të bjerë në duar të francezëve, ankohen serbët, ndërsa Blic qahet se dje NIkoliq nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike .

Në qendrën "Skijimet e Serbisë", e cila drejton "Brezovicën", thonë se nuk do të heqin lehtë dorë, nga, siç theksojë ata, pasuria e tyre.

"Ski-qendra "Brezovica" është formuar si ndërmarrje jona e varur në vitin 2008 dhe nga atëherë janë investuar 1,6 milion euro. Pasuria i takon shtetit të Serbisë dhe ajo gjendet në territorin e Shtërpcës", kanë thënë përfaqësues të kësaj qendre.

Branimir Stojanoviç, zëvendëskryeministër i Kosovës ka thënë se nuk ka garanci se koncesioni do të jetë i mirë për bashkësinë serbe. Vendim për këtë është në duar të komunës së Shtërpcës.

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia nuk do ta lejojë Kosovën që pa marrëveshje me serbët ta shesë "Brezovicën".

"Qeveria do të jetë me popullin e vet në Brezovicë dhe nuk do të lejojë që të dëmtohet. Kemi njoftuar organizata ndërkombëtare dhe investitorët potencialë se nuk jemi kundër privatizimit porse duhrt respektuar interesat e bashkësisë serbe dhe pasuria e Serbisë". ka thënë Gjuriq. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori