"Shtëpia e Bardhë" mbeti në letër
Qeveria e Kosovës
Qeveria ende nuk ka dhënë asnjë fond për ndërtimin e një objekti presidencial i propozaur 7 vite më paë nga ish–Presidenti Rugova të cilin e quante “Shtëpia e Bardhë”.

Para disa vitesh, të gjithë kanë menduar se Kosova shpejt do ta ketë një shtëpi të bardhë, të ngjashme me atë që ndodhet në Amerikë. Shumëkush e ka paramenduar se në një objekt të tillë, ide e dalë nga presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, do të akomodohej Presidenca e Kosovës, shkruan Express.

E për një ide të tillë, edhe ndonëse nuk u realizua kurrë, edhe sot vazhdojnë të ndahen plot 1 milion euro. Ka tri vite që Ministria e Financave çdo fillimit ndan këtë shumë për Presidencën e Kosovës. Këto para janë të destinuara për realizimin e projektit “Shtëpia e Bardhë”. Prandaj, që tri vite, ashtu sikurse ndahen këto para, pa u shpenzuar asnjë cent kthehen sërish në Ministrinë e Financave. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori