Shtatorja e Isa Boletinit, e kopjuar?!
Skulptura monumentale e Isa Boletinit e përuruar sot në qytetin e Mitrovicës, ku të pranishëm ishin një numër i madh qytetarësh dhe zyrtarësh të lartë shtetërorë nga trojet shqiptare, del të jetë goxha e kopjuar, njofton Orainfo.

Të paktën kështu duket nga një fotografi krahasuese që po qarkullon në rrjetin social, Facebook.

Shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, është ngjizur në studion e skulptorit Idriz Balani në Durrës.

Pozita e Isa Boletinit në këtë skulpturës është krejtësisht e ngjashme me atë të Davidit e realizuar para shumë shekujsh nga Mikel Anxhelo, skulptori më i madh i të gjitha kohërave.

Fytyra e kthyer më shikim majtas, dora e majtë e ngritur, ngjasojnë të jenë origjinal. E njëjta shtatore është ngritur kohë më parë edhe në vendlindjen e Isa Boletinit, në Isniq të Deçanit.

Shihni më poshtë skulputrën origjinale të Mikelanxhelos dhe vlerësojeni vetë se sa kanë ngjashmëri këto dy skulptura:

Shtuar më 24/11/2012, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori