"Shtangen" belgët, ky është gjesti i veçantë që bëjnë shqiptarët për ditën e Pavarësisë (FOTO LAJM)

Festat e nëntorit janë pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

Por gëzim për këtë ditë të shënuar nuk ka patur vetëm në Shqipëri, pasi edhe shqiptarët e disaporës kanë festuar në mënyra të veçanta Pavarësinë e Shqipërisë.

Qindra qytetarë janë mbledhur bashkë në rrugët e shteteve ku jetojnë, te veshur kuq e zi për të nderuar Shqipërinë.

Por një gjest i veçantë ka ardhur nga shqiptarët që jetojnë në Belgjikë.

I famshmi Manneken Pis (Cunaku Shurrëmadh) në qendër të Brukselit ëhstë veshur me veshjen tonë kombëtare.

Fotot janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku si diçiturë kishin, mbishkrimin "Gëzuar Shqipëri"! /albeu.com/

Shtuar më 29/11/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori