Shërbimi inteligjent i Serbisë po rrezikon destabilizimin e Kosovës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ekspertët e çështjeve të sigurisë dhe Inteligjencës në Kosovë kanë dhënë vlerësimin e tyre lidhur me arrestimin dhe paraburgimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, në shtetin e Francës.

Ata mendojnë se arrestimi i Haradinajt mund të jetë orkestruar nga shërbimet inteligjente.

Eksperti i Sigurisë Avni Islami, ka thënë për gazetën "Bota sot", se arrestimi i Ramush Haradinajt -ish Kryeministrit të Kosovës">Kosovës, nga policia Franceze, del të jetë interesant dhe tepër dyshues.

"Duket se e gjitha është e planifikuar dhe orkestruar nga qarqe të caktuar e të ndihmuara nga shërbimet inteligjente.

Si u bë që Ramushi të përcillej hap pas hapi. Rasti i arrestimit të Gjeneral Ramush Haradinaj, e ka kthye memorien te opinioni i përgjithshëm se Franca gjithmonë ishte aleat tradicional i Serbisë, një armikut tonë të përbetuar", ka thënë Islami, duke përmendur faktin se, pas përfundimit të luftës së fundit dhe pas njohjes së Kosovës">Kosovës, shtet i pavarur, njerëzit filluan të besojnë se vërtet kanë ndryshuar raportet gjeo-politike dhe se Franca më në fund është radhit për krah popujve liridashës, mirëpo siç thekson ai tani po vërtetohet e kundërta.

"U harrua se gjatë bombardimeve të NATO- s, ishin pikërisht gjeneralët Francez që e spiunonin edhe Aleancën Veri-atlantike për interesat Serbe, u harrua se ishte pikërisht KFOR – i Francez ai i cili e vendosi kufirin e Mitrovicës mu në Lumin Ibër, pra ishte vet këta të fundit që nuk lejonin shqiptarët të shkonin në shtëpitë e veti ne veri të Kosovës">Kosovës ( Mitrovicë), ishin mu këta të cilët vriteshin shqiptarët dhe shprazeshin shtëpitë e shqiptarëve ne veri , ishin pikërisht këta të cilët në emër të paqes e ndan Mitrovicë", ka deklaruar Islami.

Sipas tij, të gjitha këto populli i Kosovës">Kosovës i di por i ka heshtur, ndërsa, tash me arrestimin e ish Kryeministrit të Kosovës">Kosovës Ramush Haradinajt i doli boja Francës.

"Ai udhëtoi disa here e nuk u arrestua si bë që në një kohë kur ma së shumti i duhet Kosovës">Kosovës të arrestohet, opinioni ka të drejt të dyshoi se vërtet Franca pasaka luajtur lojëra, se ata ishin dhe mbeten aleat të përjetshëm të Serbisë", ka thënë Islami.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Kryeministrit serb Daçiq, se, gjoja diaspora po përgatitet për të "ndërmarr", aksione në konsullata, Islami ka thënë se kjo është edhe një lojë e ndytë e shërbimeve inteligjente serbe e cila i shërben politikës Fashiste serbe, së cilës, siç ka theksuar ai "do t'i has sharra në gozhdë".

Ndërkaq, ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish Ushtaraku Hafir Hoxha, në një prononcim për gazetën "Bota sot", ka thënë se me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, tani pas 17 viteve, fillojnë të dalin në sipërfaqe aktivitetet e luftës speciale të Serbisë.

Hoxha ka theksuar se këtë luftë, Serbia e zhvillon me profesionalizëm në Kosovë e ndihmuar me apo pa dije të shumë njerëzve, të të gjitha profileve në vend.

"Serbia ka arrit të depërton në qarqet dhe tek liderët evropian që të heshtin ata në mbështetjen e përparimit të Kosovës">Kosovës në shtet stabil , tek disa kanë arritur që jo vetëm të heshtin por edhe te punojnë kundër nesh . Ndihmën më të madhe të luftës speciale të Serbisë është duke ja mundësuar keq qeverisja e Kosovës">Kosovës , përçarjet e ter spektrit politik.

Unë nga e gjitha kjo pres destabilizim dhe çrregullim serioz ne politikën Kosovare sepse nga tani dit e me shumë do të dalin në sipërfaqe aktivitete e Serbisë në lobimin e saj kundër Kosovës">Kosovës dhe do të shihen pengesat serioze që ajo është duke i bërë Kosovës">Kosovës në politikën e brendshme dhe të jashtme të saj", ka thënë Hoxha, duke shtuar se në Kosovë nuk ka njerëz adekuat, profesional dhe në funksione përkatëse të cilit i njohin metodën dhe formën e luftës speciale të Serbisë dhe të cilët parandalojnë efektet e asaj lufte.

"Ne nuk kemi njerëz adekuat, profesional dhe në funksione përkatëse të cilit i njohin metodën dhe formën e luftës speciale të Serbisë, të parandalojnë efektet e asaj lufte dhe të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e interesave të Kosovës">Kosovës, të qytetarëve të saj në vend dhe jashtë vendit.

Diplomatët që përfaqësojnë Kosovën në ato vende ku janë të emëruar janë shumë të dobët në çdo lloj aktiviteti të tyre që duhet të din të përfaqësojnë Shtetin e Kosovës">Kosovës si dhe të kujdesën për qytetarët tanë mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në ato shtete", u shpreh ai.

Për ish-Ushtarakun Hoxha, Ramush Haredinaj nuk është ndalur rastësisht në Francë. Ai ka theksuar, se ky rast është koordinuar mes shërbimeve sekrete të Serbisë - Rusisë - Francës dhe dikujt nga Kosova.

"Pra, Ramush Haredinaj nuk është ndalur rastësisht tani dhe në Francë, ky rast mendoj se është koordinuar mes shërbimeve sekrete të Serbisë - Rusisë - Francës dhe dikujt nga Kosova.

Shpresoj që Politikanet Francez dhe Evropian e kuptoj këtë rast si duhet, i pengojnë efektet e luftës speciale Serbe që kanë mundësi të depërtojnë edhe në sistemin e drejtësisë Franceze dhe të marrin hapa të duhura sa më shpejtë që ta lirojnë Ramush Haradinajn dhe mos të lejojnë ekstradimin e tij ne Serbi ku po të ndodhte ajo atëherë rrezikojnë shumë çështjen e sigurisë dhe stabilitetin ndëretnik në Kosovë por edhe më gjer në rajon", është shprehur ai.

Kurse, njohësi i çështjeve të Inteligjencës, Drizan Shala, ka thënë duke u bazuar në shërbimet e ndryshme informative që veprojnë në Kosovë, se nuk janë të befasishme pretendimet për ndonjë lojë të tyre.

"Lidhur me pretendimet që mund të ngriten nga ana e asaj që a janë duke luajtur loje shërbimet e ndryshme informative në Kosovë, nëse marrim për bazë që në Kosovë operojnë në kuadër të misioneve të ndryshme diplomatike shërbimet e atyre vende nga të cilat vinë këto misione nuk duhet të na vi çudi se pse po ndodhin lojna të tilla në skenën shoqërore të Kosovës">Kosovës", është shprehur Shala.

Por, ai ka theksuar se në aspektin e sigurisë, këto fletë-arreste të lëshuara nga Serbia, që nuk kanë peshë juridike, nuk duhet të merreshin për bazë nga INTERPOLI për ta arrestuar apo ndaluar z. Haradinajn në France dhe Slloveni që ndodhi.

"Lidhur më deklarimin që ka bere Daçiqi nuk duhet të merren si veprime konkrete gjeja për nje sulem eventual por kjo ma shumë i kontribuon që nga çështja e cila është zhvilluar këto dite në FRANC të përfitojë politikisht në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm të Serbisë", është shprehur Shala.

Tani sipas tij, Serbia është duke zhvilluar një fushatë të tillë për të krijuar hapsira të ndryshme për të vepruar më pastaj në Kosovë duke zbatuar politikat e saja destruktive.

"Prandaj BIA së bashku me shërbimet e saja mike gjithmonë ka interesa të saja që ndoshta edhe ne ndonjë protestës qoftë në Kosove qoftë në Evrope të krijoj eskalime dhe kështu t`ju veshët motoja që është duke përdorur që Shqiptaret janë Terroristë dhe duhet vetëm kështu të veprohet", ka thënë ai.

Ndërkaq, eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për gazetën "Bota sot”" se fajtori kryesor për mos zbatimin marrëveshjeve në Dialogun me Serbinë është kjo e fundit.

Në këtë mënyrë, sipas tij, me bishtnimin e marrëveshjeve, Serbia nëpërmjet shërbimit sekret BIA dhe shërbimeve tjera sekrete të shteteve mike të saj, po përdorë luftën speciale ndaj Kosovës">Kosovës dhe në çdo mënyrë po e shantazhon Kosovën.

"Edhe vet Kryeministri serb Vuçiç, para disa ditëve kërcënoi se 'tani do ta shoh mirë Kosova se çfarë do t'i bëjmë asaj', duke aluduar në luftën speciale që tani edhe haptas po e demonstrojnë.

Edhe deklarata e Daçiqit: që shqiptarët në diasporë planifikojnë sulm ndaj Serbisë për shkak të arrestimit të Haradinajt, janë luftë speciale vetëm për ta destabilizuar Kosovën", ka nënvizuar Tërnava.

Fakti më evident sipas ekspertit Hajrullah Tërnava, është burgosja e Ramush Haradinajt, Asociacioni i komunave serbe, Gjykata Speciale dhe muri i ndarës në veri.

"Krejt këto na bëjnë të nënkuptojmë se në muajt në vijim gjendja e sigurisë në Kosovë mund të tronditet me demonstrata të papara, dhe me këtë t'i tregohet shteteve Evropiane dhe botërore që shteti i Kosovës">Kosovës është krijuar në baza artificiale dhe nuk mund të funksionoj si i tillë. Në të kundërten Serbia po armatoset me armatim të rend dhe modern krahasuar me regjionin", ka përfunduar ai.

Shtuar më 11/01/2017, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Partia Demokratike po zhvillon protesten anti-qeveritare, me kerkesen per zgjedhje te lira.

Partia Demokratike po zhvillon protesten anti-qeveritare, me kerkesen per zgjedhje te lira.