Shkatërrimi pas tërmetit, Ahmetaj: 4000 familje do të futen në shtëpi të reja brenda këtij viti!

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj duke folur përpara banorëve të Thumanës, deklaroi se qeveria shqiptare po bën të pamundurën për të ndërtuar banesa të reja, për ata që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ai ka bërë me dije se brenda këtij viti 4000 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja. Rindërtimi i këtyre banesave do të fillojë në fillim të majit.

“Kjo është hera e parë që qeveria merr përsipër të ndërtojë shtëpi dhe blloqe pallatesh dhe t’ua japë qytetarëve shtëpitë falas. Vëmendja e qeverisë është për banorët e Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë.

Javën që vjen hapet procedura për të ndërtuar banesa individuale.

Janë 4 000 familje që do futen në banesa brenda vitit. Do ndërtojmë edhe në banesa në Bubq.

Bubqi ka për të qenë shembull për t’u marrë në Shqipëri, por edhe më tej. Brenda 2 viteve do shohim një Shqipëri të re”, deklaroi Ahmetaj.


Shtuar 3.03.2020 16:30