Shqiptarët rrahin për vdekje dy serbë në Mitrovicë
Gazetat serbe kanë shkruar sot se dy shtetas serb janë rrahur nga disa shqiptarë në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur pak para orës 18:00 në rrugën Kolashin, afër 50 metra nga ura kryesore e Ibrit, transmeton "lajmi.net".

Sipas medieve serbe thuhet se shtetasit serb kanë marrë plagë të rënda por janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Qendrës Spitalore në Mitrovicë, Milan Ivanoviç ka thënë për "Tanjug" se shtetasit serb me iniciale P.D. 33 vjeç dhe B.D. 41vjeç, kanë marrë plagë në kokë, por janë jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori