Shqiptarët që luftojnë sot për ISIS, dje luftonin për UÇK-në
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar shqiptarët që dje po luftonin për UÇK-në, sot janë duke luftuar në rradhët e ISIS.

"Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor.

Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtit që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK gjatë konfliktit në Kosovë", ka deklaruar Ivica Daçiç, transmeton "Klan Kosova".

Daçiç ka shtuar se janë më shumë se 300 luftëtarë nga Kosova pjesëtarë të grupeve ekstremiste.

Ndërkohë Daçiç do të jetë pjesëmarrës në takimin jo formal të ministrave të jashtëm të disa shteteve të BE-së, për të diskutuar dhe vendosur për marrjen e masave të refugjatëve sirianë, takim i cili u caktua pasi Turqia ndërpreu negociatat me Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori