"Shqiptarët janë gati të hakmerren ndaj serbëve për Ramush Haradinajn"
Mediat serbe vazhdojnë të nxisin "luftë" në mendjen e shtetasve të Serbisë me provokimet ndaj Kosovës.

E përditshmja serbe, "Kurir", në faqen e parë të saj ka shkruar sot se shqiptarët janë gati të hakmerren pas arrestimit të kreut të AKK-së, Ramush Haradinajn, i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie në Francë.

Sipas Kurir, bashkëpunëtorët e Ramush Haradinaj janë duke u hakmarrë pas arrestimit të tij në Francë duke lëshuar fletëarreste për 57 serbë.

"Të inatosur me arrestimin e ish-liderit të organizatës terroriste të ashtuquajtur UÇK, njerëz të afërt të tij janë duke përgatitur hakmarrje," shkruan gazeta, e cila shton se "autoritetet kosovare të drejtësisë kanë lëshuar urdhërarreste për 57 serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë".

Kurir shkruan se këta 57 serbë janë të "pa dëmshëm", dhe se urdhër arrestet ndaj tyre janë vetëm hakmarrje. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori