Shqiptarja e Kosovës që i bëri kanadezët ta ndryshojnë mendjen për refugjatët
Kosovarja Elbonita Kozhani, e cila gjatë luftës emigroi me familje në Kanada, ka ndarë me opinionin përvojën e saj, duke u bërë thirrje kanadezëve të jenë më të hapur ndaj refugjatëve sirianë.

Më shumë se 24 mijë persona kanë shpërndarë statusin e saj të Facebook-ut, ku ajo i bëri njerëzit ta ndryshojnë mendimin për refugjatët, raporton KTV.

Postimit të saj ia kishte bashkëngjitur edhe disa fotografi të kosovarëve në vitin 1999.

Duke jetuar atje, Elbonita tha se nuk është e drejtë që refugjatët të paragjykohen vetëm ngase janë myslimanë, përcjell koha.net. Ajo pohon se e kupton frikën nga terrorizmi, por kjo s’do të duhej të ndikonte edhe tek ata që kanë nevojë për ndihmë. /Albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori