Shqiptari nga Kosova shokon Daçiçin në Shtëpinë e Bardhë

Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes
Pëlqej
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë vizitës se tij të fundit në Uashington, u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond McMaster.

Por, çfarë ndodhi në takim?

”U takova në Uashington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Herbert Raymond McMaster.

Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”, tha Daçiç.

“Wes Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet evropiane dhe Euroaziatike, më tha se është më mirë të mos flas asgjë për Kosovën gjatë takimit”, tha Daçiç, shkruan Fmmimages.
Shtuar më 05/12/2017, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori