Shqiptari nga Kosova gjendet pa jetë në një burg të Bazelit
Një 40-vjeçar nga Kosova, ka varur veten. Lajmin është bërë i ditur nga prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt).

Në një qeli të burgut hetimor Ëaaghof të Bazelit është gjetur i vdekur një i paraburgosur, pasditen e të shtunës. Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili kishte varur veten, shkruan bz.ch.

Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen, transmeton albinbfo.ch. I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhune familjare.

Shkaqet e vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe
policia kriminalistike. Tani per tani nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë./Albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 07:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori