Fabian Topollaj: Basha do ta përjashtojë fare Berishën nga PD

Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, u shpreh në emisionin “Log” në ABC se kreu i PD-së Lulzim Basha është gati për të përjashtuar përfundimisht Sali Berishën nga kjo parti.

“Shumë shpejt me këtë mënyrë që do të përjashtojë Sali Berishën nga Partia Demokratike. Them se do e bëj me këto që po kuptoj janë shenja që heq Vokshin, Këlliçin dhe të tjerë. Aspekti juridik nuk ka shumë rëndësi. Basha e ka humbur shumicën e njerëzve në PD dhe po luan për të mbajtur vulën. Luftën e ka më të lehtë se Sali Berisha. Se Berisha do të marri partinë të kalojë 10 male.” tha Topollaj.

Kujtojmë se pas shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA, Basha mori vendimin për ta përjashtuar ish kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së, ndërsa sipas Topollajt, tashmë me rrugën që po ndjek Basha pritet edhe përjashtimi i Berishës nga PD./albeu.com/


Shtuar 8.11.2021 22:48