Bombardohet spitali i fëmijëve, 11 viktima në Mykolaiv

Të paktën 11 civilë kanë mbetur të vdekur pasi forcat ruse bombarduan Mykolaiv-un, Ukraina jugore mëngjesin e së martës.

Numrin e viktimave e bën të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitalii Kim në Telegram, sipas agjencisë ukrainase Ukrinform.

Po ashtu, sipas tij nga raketat ruse u godit edhe një spital fëmijësh në të cilin humbi jetën një fëmijë dhe një person tjetër.