Shqiptari i mbijetuar rrëfen në Gjykatën e Beogradit për vrasjen e civilëve në Qyshk
Një dëshmitar nga Kosova dëshmoi në një gjykatë në Beograd për djegien e shtëpive dhe trupat e civilëve të vrarë në masakrën e kryer në fshatin Qyshk, në maj të vitit 1999">1999.

Dëshmitari Mustafa Hysvukaj tha në Gjykatën Speciale të Beogradit të enjten se si qe dëshmitar i asaj që ndodhi pas masakrës së forcave serbe ndaj shqiptarëve në fshatin Qyshk në maj të vitit 1999">1999.

Hysvukaj i tha gjykatës se më 14 maj ai u fsheh në barin e gjatë në fshat, ndërsa forcat policore serbe kaluan rastësisht aty dhe përfundimisht hynë në një shtëpi vendase.

“Ndenja atje për një orë, një orë e gjysmë, derisa të shtënat ndaluan. Pas kësaj hyra në ato dhoma dhe pashë trupa të djegur,” tha Hysvukaj.

Ai përshkroi gjetjen e tre banorëve të tjerë të vdekur në oborrin e Ramë Gashit, i cili u vra edhe vetë bashkë me një grup të madh njerëzish të tjerë, tha Hysvukaj.

“Djali i tij erdhi në oborrin ku isha unë dhe tha: ‘Ata më vranë babanë,’” tha ai në gjykatë, duke vënë në dukje se ai nuk i pa vetë vrasjet sepse ishte i fshehur.

Hisvukaj tha se “80 për qind” e shtëpive në Qyshk u dogjën atë ditë, ndërsa forcat serbe konfiskuan disa automjete dhe u morën atyre të gjitha sendet me vlerë.

Një avokat mbrojtës kritikoi dëshminë e tij duke thënë se Hysvukaj po fliste për ngjarje që ai nuk i pa personalisht.

Ai tha gjithashtu se Hysvukaj binte në kundërshtim me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë dhe me faktet e vërtetuara.

Në seancën e mëparshme në mars 2017, dy dëshmitarë shqiptarë të Kosovës rikujtuan se si u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.
Prokuroria serbe ka akuzuar 11 ish-anëtarë të Njësisë së 177-të të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaç dhe Lybeniq në pranverë të vitit 1999">1999.

Grupi u dënua fillimisht në vitin 2014 me 106 vjet burg për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Por gjykata serbe e apelit e rrëzoi vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Që atëherë gjyqi është shoqëruar me vonesa dhe refuzimin e dëshmitarëve për të ardhur në Beograd për të dëshmuar.
Dy nga të pandehurit, Milojko Nikoliq dhe Radoslav Brnoviq, kanë vdekur gjatë gjyqit.

Një nga të pandehurit e tjerë, Dejan Bulatoviq, është i sëmurë dhe çështja kundër tij është ndarë nga pjesa tjetër e grupit.
Një tjetër, Ranko Momiq, është në arrati.

Kjo konsiderohet si një nga çështjet më të mëdha që ka lidhje me krimet e luftës në Kosovë ne gjykatat e Beogradit, me seanca që po zhvillohen tashmë prej gjashtë vjetësh.

Seanca e ardhshme është planifikuar për më 18 dhjetor.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krimet e luftës nisi gjithashtu një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për mosvperim për parandalimin e vrasjeve të shqiptarëve dhe shkatërrim të shtëpive dhe pronave në katër fshatra. /BIRN/
Shtuar më 26/10/2017, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori