Shqiptari i Kosovës humb jetën në Berlin
Pëlqej
Në një aksident të ndodhur mëngjesin e së enjtes në Berlin, ka humbur jetën një motorrist.

Mësohet se ai është një shqiptar nga Kosova.

Sipas policisë, motoçikleta e tij është përplasur në stacionin e tramvajit dhe pastaj ka rrëshqitur rreth 80 metra nga vendi i përplasjes.

I riu, që ka qenë i pajisur me të gjitha rregullat e motorçiklizmit ka ndërruar jetë në vend, transmeton Albinfo.

Të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar 25-vjeçarin kosovar kanë rezultuar pa sukses.

Kufoma e të riut është transportuar rreth orës 5 të mëngjesit.

Motoçikleta është konfiskuar nga policia. Vazhdin të mbetet e paqarte nëse kosovari ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori