Shqiptari i ISIS: Do dalim edhe më të fortë pas arrestimeve
Pëlqej
Një tjetër luftëtar i ISIS, Lirim Rexhepi, shfrytëzon rrjetet sociale për të dhënë mesazhe për grupin terrorist në të cilin ai bën pjesë.

Edhe pse janë bërë 40 arrestime në Kosovë dhe prokurori i çështjes ka thënë se ka prova me të cilat edhe mund ti dënojë të arrestuarit, Rexhepi thotë se pas kësaj ISIS ne Kosove do të bëhet dhe më e fortë.

“Nese policia e Kosoves i le te lire keta qe yllin e Jahudive(Davidit) e kane per flamur, edhe syrin e Illuminatin e i arreston shqipetaret qe perkrahin muxhahidat e (#Hilafetit #Islam), atehere s'paskan per ta zene burgjet e Kosoves. Se jemi diku mbi 100.000 vellezer e motra qe perkrahim njeri-tjetrin”, shkruan Lirim Rexhepi nga Siria. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 00:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori