Shqiptari gjendet i rrahur keq brenda një makine të vjedhur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një shqiptar është gjetur i masakruar brenda një automjeti.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai u gjet pa ndjenja me plagë të shumta dhe i mbuluar me batanije në makinë.

Ishte një kalimtare e rastit ajo që njoftoi karabinierët menjëherë për ngjarjen që pa pranë zonës ku banonte.

Shqiptari u transportua menjëherë në spital me ambulancë ku mori trajtimin mjekësor. Ai u morr në pyetje nga autoritetet italiane pasi u përmend.

Megjithatë deklarata e tij ishte e çuditshme pasi tha se nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Nga hetimet doli se automjeti nuk ishte i shqiptarit por ishte i vjedhur.


Shtuar më 30/12/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori