Shqiptari akuzohet për terrorizëm në Gjermani
Pëlqej
Edhe Gjermania ka nisur të hetojë personat që kanë marrë pjesë në luftëra jashtë shtetit, sidomos në luftërat e përgjakshme në Lindjen e Mesme.

Në këtë kuadër, shteti gjerman ka akuzuar një shqiptar Kreshnik B. se ka marrë pjesë në luftime në krah të militantëve të ISIS-it.

Gjykata e Lartë e Landit gjerman të Frankfurtit po e gjykon shqiptarin vetëm njëzetë vjeçar lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftëra në Irak dhe në Siri.

“Në Siri Kreshnik B. u është bashkuar grupeve të cilat synojnë themelimin e një shteti të bazuar në ligjet e Sheriatit. Ai është vendosur në një kamp, ku është stërvitur për përdorim të armëve dhe ka marrë një revole”, thuhet më tutje në aktakuzë, raporton albinfo.ch.

Kreshniku është i pari person që akuzohet në Gjermani për veprën penale të terrorizmit, ndërsa deri më tani nuk e ka dhënë versionin e tij mbi rastin. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori