Shqiptarët vrasin një serb në Xërxë?
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë. Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma.

“Ata dy ishin në një restorant që për pronar ka një shqiptar dhe, pasi ata dolën jashtë, dikush ishte dikur i pritur ata, duke e vrarë njërin dhe plagosur tjetrin”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Motivet nuk i dimë. Policia ka kryer bastisje në disa rajone, por deri më tani nuk është arrestuar askush”.

Mirëpo, kryebashkiaku i komunës së Rahovecit, atje ku një enklavë serbe është e rrethuar nga komuniteti shqiptar, ka akuzuar shqiptarët dhe e ka quajtur sulmin të motivuar etnikisht.

“Kur ata dolën nga restoranti, u vranë nga shqiptarë të armatosur”, ka thënë Sariq.

Viktimat e këtij rasti janë Acko Putnik (51), i vrarë dhe djali i tij Dobrica (23), që ka pësuar lëndime dhe po kurohet në spitalin e Prizrenit. /zëri/
Shtuar më 02/10/2011, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori