Sport: Barcelona është shumë afër Lewandowskit

Barcelona është shumë afër blerjes së Robert Lewandowski, sipas Sport. Sipas gazetës katalanase, Bayern do të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh për sulmuesin polak, sapo të përfundojë marrëveshja bavareze për blerjen e Santio Mane nga Liverpool.

Sulmuesi 33-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me “blaugranat” dhe të drejtojë sulmin e tyre. Këtë vit ai pati një sezon fantastik duke numëruar 46 paraqitje, 50 gola dhe 7 asistime me Bayern. /albeu.com/


Shtuar 29.05.2022 14:21