Barcelona në “kërkim” të një mbrojtësi të djathtë, 2 opsione vijnë nga Bundesliga

Prej kohësh Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi, i cili mund të japë garanci në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Me rinovimin tashmë të afërt të Diogo Dalot, i cili ishte një nga objektivat kryesorë, tashmë “blaugranat” kanë kthyer sytë nga Bundesliga, por jo për një afrim tani në janar por në verën e vitit 2023.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona po mban nën vëzhgim 2 lojtarë, Thomas Meunier nga Borussia Dortmund dhe Benjamin Pavard nga Bayern Munich, të dy me kontrata që skadojnë në vitin 2024 dhe synojnë të largohen përkatësisht nga ekipet e tyre. /albeu.com


Shtuar 24.12.2022 20:05