Shqiptarët rrëfejnë para Kongresit Amerikan krimet e tmerrshme serbe (VIDEO)
Është hera e parë që në Kongresin amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë tek viktimat e përdhunimeve.

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç.

Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe pa u vendosur drejtësia. /VOA
Shtuar më 01/05/2019, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori