Shqiptarët po blejnë banesa në Nish?
Shqiptarët e Kosovës kanë filluar që të blejnë banesa në Nish dhe kjo realizohet me ndihmën e serbëve që janë shpërngulur në aty nga Kosova e Metohia.

Kështu shkruan gazeta serbe Novosti, e cila thekson ndër të tjera se shqiptarët tërthorazi janë bërë pronarë të afro 300 banesave në këtë qytet jugor të Serbisë, citon Shqipmedia.

“Nën presionin e varfërisë, serbët janë të detyruar të bëjnë punë me shqiptarët”, pohon Goran S., i cili në vitin 1999 u shpërngul nga Prishtina në Nish. Skema, sipas së cilës shqiptarët vijnë në posedim të banesaveNish,sipas Novosti, duke kështu: kur një serb të blejë një banesë me para shqiptare, ai atë e regjistron në emër të vetin. Pas vërtetimit të shitblerjes, në Gjykatën Themelore në Nish bëhet kontrata, e cila dëshmon se shqiptari ia ka huazuar paratë serbit, në vlerën që është paguar për patundshmëri. Si garanci për kthimin e parave, serbi e le pikërisht patundshmërinë që sapo e ka blerë. E, kur pas afatit të paraparë ‘nuk ka para’ për të kthyer borxhin, shqiptari bëhet pronar “i banesës së tij”.

Megjithëse për shitblerjet e tilla flitet shumë në Nish, zyrtarisht askush nuk flet gjë, shkruan gazeta.

“Shqiptarët janë pagues të mirë, për patundshmëri japin edhe më tepër seç është çmimi i tregut. Më kanëpropozuar të gjejë edhe disa ndërmjetësues të tjerë – serbë nga Kosova që tani jetojnë në Nish – por unë vendosa të shmangi ‘ndërmjetësit’, për shkak të shpenzimeve shtesë”, tregon një banor i Nishit, i cili kohë më parë kishte publikuar një shpallje të vogël në mediat në Prishtinë, për shitjen e banesës së tij në këtë qytet, përfundon gazeta serbe. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori