Shqiptarët nuk lindin më shumë fëmijë
Pëlqej
Lindshmëria në Kosovë po bie çdo ditë e më shumë.

Një fakt të tillë e thonë edhe nga Klinika e Gjinekologjisë.

Madje, tendenca që shqiptarët të mos bëjnë më shumë fëmijë shihet edhe tek të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës.

Inxhinierja e gjeodozisë, Albina Ademaj, një nënë e re shprehet se që të jesh dhe e sukseshme në karrierë dhe njëkohësisht të jesh prind është mjaft e vështirë.

"Është një pozitë shumë e vështirë, nuk kam menduar më herët që ka me qenë kështu, duke marrë parasysh edhe profesionin tim që është pak më i komplikuar. Mundohem gjithmonë që me qenë e barabartë me kolegët e mi si femra edhe meshkujt, që është diçka shumë e vështirë", tha ajo për RTK.

Në vitin 2012 kanë lindur 34932 foshnje, ndërsa në vitin 2013 vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK numri i lindjeve ka qenë rreth 10 mijë./albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori