Shqiptarët në Serbi janë shtuar, Serbia vepron me regjistrimin e 2001-shit
Pëlqej
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i ka bërë me dije institucioneve në Serbi, se shqiptarët në Luginë të Preshevës janë shtuar në numër që nga viti 2001.

Kjo iniciativë thekson se në zgjedhjet për këshillat e pakicave kombëtare, duhet pasur parasysh se numri i shqiptarëve në Serbi është më i madh sesa në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, të cilin e kishin bojkotuar.

"Në mungesë të një liste të re, numri i vërtete i shqiptarëve në Serbi mund të dëshmohet me numrin e të pa punëve, numrin e nxënësve në shkolla dhe të dhëna tjera, përfshirë edhe listën e veçantë të votuesve për në zgjedhjet për këshillat nacionale, në të cilën ndodhen rreth 30 mijë shqiptar", thuhet në njoftimin e kësaj organizate, transmeton lajmi.net.

Zvogëlimi i shqiptarëve në Luginë, sipas organizatës nuk është bërë as nga emigrimi dhe as nga lufta, por për shkak të bojkotit që kanë bërë shqiptarët në regjistrimin e popullsisë. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori