Shqiptarët në rajon i mbron PDK
Në Statutin e ri të Partisë Demokratike është vendosur mbrojtja e interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajon. Në një intervistë për gazetë Express, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj shprehet se të njëjtin paragraf theksoi se do ta fusin edhe në Kushtetutën e re të Kosovës, por kjo sipas tij nuk nënkupton se kemi ambicie territoriale ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.


“Ajo e cila e dallon këtë statut ka të bëjë me vlerat, të cilat synon që t’i promovojë PDK-ja. Në kuadër të këtyre vlerave janë vlerat dhe orientimi i saj i qartë si parti e djathtë. Po, ka një paragraf, i cili thotë që PDK e ka për mision të saj forcimin dhe avancimin e pozitës institucionale të shqiptarëve në rajon”, tha ndër të tjera, Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori