Shqiptarët në New York mledhin fonde për zbardhjen e vëllezërve Bytyçi
Festimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës u shënua mbrëmë në New York në një mënyrë të veçantë, shkruan Albeu.com

Afërsisht 30 shoqata shqiptaro-amerikane organizuan një mbledhje fondesh për familjen e tre vëllezërve Bytyçi që u vranë nga forcat Serbe në vitin 1999, në përfundim të konfliktit me Kosovën.

Rreth 600 vetë që erdhën në hotel Westchester të New Yor, për të festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke grumbulluar fonde për një kauz të veçantë: Çuarjen në vend të drejtësisë për vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi.

Këtë vit mbushen 20 vjet nga ajo kohë dhe në Serbi nuk janë ngritur akuza ndaj askujt për vrasjen.

“Duke pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i bën presion Serbisë, jemi të sigurt se do ta ariijmë drejtësinë” ka thënë Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Mehmetit dhe Agronit. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori